Rita Ora hyn në histori si artistja e 11-të me këngët më të dëgjuara

Mediale Vip

Rita Ora hyn në histori si artistja e 11-të me këngët më të dëgjuara

Më: 19 maj 2021 Në ora: 17:47
Rita Ora

Këngëtarja dukej në super formë ndërsa festoi një sukses të ri në karrierën e saj muzikore pasi arriti 40 milion transmetime të mini-albumit ‘BANG’ në Spotify.

30 vjeçarja tani është artistja e 11-të në histori me këngët më të çertifikuara duke iu bashkuar Madonna-s në bord.

Rita dukej e pabesueshme ndërsa shënoi momentin historik me një fotosesion rrezatues e cila veshur mbante një fustan të shkurtër me ngjyrë të gjelbër.

Këngëtarja e hitit ‘Anywhere’ kombinoi veshjen me një palë take me shirita të ngjashëm dhe vathë margaritarësh tërheqës.

Rita i modeloi flokët e saj bjonde prapa kokës derisa shtoi një shkëlqim të makijazhit rrezatues që rriti tiparet e saj mahnitëse.

Këngëtarja dinte të pozonte me këndet e saj më të mira ndërsa pozoi me stilin e saj historik.

Ndryshe, Rita gjithashtu publikoi në Instagramin e saj imazhe ku ndau një montazh të klipeve kthyese të performancës së saj ndërsa shënoi gjithashtu hitin e vitit 2015 Poison i cili mbushi gjashtë vjet.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat