Pas lajmit se një e mitur është dhunuar nga ‘hoxha’, reagon Gold AG: Ai nuk paska qenë hoxhë

Mediale Vip

Pas lajmit se një e mitur është dhunuar nga ‘hoxha’, reagon Gold AG: Ai nuk paska qenë hoxhë

Më: 19 maj 2021 Në ora: 18:39
Gold AG

Lajmi se një femër është dhunuar nga një imam bëri bujë në media ditën e djeshme.

Shkak i këtij lajmi kishte reagime të shumta duke mos munguar edhe nga artistët e estradës.

Këngëtari, Gold AG njihet për reagimet e tij të shpeshta për problemet në shoqëri dhe së fundi ka bërë edhe një reagim lidhur me këtë.

Tutje, lajmi se personi që ka kryer një akt të tillë është hoxhë një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

‘Sqarim për opinion: Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam. Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut. Këshilli i BI-së, Fushë Kosovë”,  ka shkruar BIK në njoftim.

Ndërsa, Gold AG në storien e publikuar ka shkruar: “Ai s’paska qenë hoxhë, po ti a je gazetar që dezinformove”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat