Me një mesazh të gjatë, Ledjana shpjegon të vërtetën e marrëdhënies me Mevlanin

Mediale Vip

Me një mesazh të gjatë, Ledjana shpjegon të vërtetën e marrëdhënies me Mevlanin

Më: 20 maj 2021 Në ora: 00:39
Ledjana, Mevlani

Ledjana dhe Mevlani u larguan sot përfundimisht nga “Për’puthen” mes emocionesh shumë të forta.

Edhe pse në fillim thanë se nuk ishin të sigurtë nëse duhej të dilnin bashkë, në fund ata sqaruan gjithçka dhe dolën nga programi pasi i dhuruan një puthje në buzë njëri-tjetrit. 

Mirëpo puntata e sotme është xhiruar ditë më parë dhe aktualisht gjërat mes Mevlanit dhe Ledjanës nuk po shkojnë fare mirë.

Para paj ditësh ne vumë re se ata nuk ndiqeshin më në Instagram e nuk i kursyen disa thumba për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Siç duket raportet nuk janë rregulluar dhe ata vazhdojnë të mos flasin me njëri-tjetrin.

Përmes një mesazhi të gjatë në Instagram, Ledjana ka shpjeguar pas transmetimit të “Për’puthen” se si është për momentin marrëdhënia me Mevlanin.

Ajo lë të kuptohet se gjërat mes tyre për momentin kanë marrë fund, por mund  të kemi ndoshta dhe një rregullim të raporteve.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat