“Nuk kisha fuqi të këndoja”, Era Rusi rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë të jetës

Mediale Vip

“Nuk kisha fuqi të këndoja”, Era Rusi rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë të jetës

Më: 20 maj 2021 Në ora: 00:41
Era Rusi

E kemi parë të këndojë rock, këngë popullore, e balada dhe të pushtojë skenat. Megjithatë Era, ashtu si të gjithë njerëzit, ka momente kur ndihet e dobët e nuk mundet as të tregojë fuqinë e zërit të saj.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, në të cilin rrëfeu mes lotësh momentin më të vështirë të jetës. Era tregoi për çastet e fundit me gjyshen e saj, e cila u nda nga jeta në dhjetor të vitit të shkuar.

“Doja të shkoja sepse ishte një njeri që rrinte shumë netë pa gjumë, duke qepur fustanet e mia dhe të motrës sime. Ka qenë rrobaqepëse dhe ka qenë shumë e zonja në punën e saj dhe gjithë jetën e saj e ka bërë me shumë dashuri. Prej saj kemi marrë mirësinë dhe dashurinë, na ka rritur me këtë frymë.“, tregoi Era.

Ajo kujtoi gjithashtu se në ditët e fundit të jetës i këndonte gjyshes një ninullë, me të cilën kishte rritur atë dhe motrën e saj, por e kishte të pamundur të gjente forcën për të nxjerrë zërin.

“Ia kënduam dhe natën e fundit me motrën, shkuam për t’i kënduar ninullën. Motra e nisi, unë isha e pafuqishme. Për herë të parë në jetë u ndjeva e pafuqishme për të kënduar, dhe e ndoqa nga pas. Infermierja na tha që në ato momente ajo filloi të kishte një lloj reagimi. Na dëgjonte.”, tregoi Era e përlotur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat