Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Beatrice në pritje të një fëmije

Mediale Vip

Mbesa e Mbretëreshës Elizabeth, Princesha Beatrice në pritje të një fëmije

Më: 20 maj 2021 Në ora: 06:49
Princesha Beatrice

Princesha Beatrice, mbesa e Mbretëreshës Britanike Elizabeth që u martua me Edoardo Mapelli Mozzi vitin e kaluar, është në pritje të një fëmije.

Beatrice fëmijën e parë pritet që ta lindë në vjeshtë.

“Mbretëresha është informuar dhe të dy familjet janë të kënaqur me lajmin”, thuhet në një deklaratë të pallatit.

Princesha dhe burri i saj u martuan në Kalanë Ëindsor në korrik në një ceremoni private, e cila u zhvillua pa zhurmën që zakonisht din të shkaktojnë dasmat mbretërore. Për t’u bërë një ceremoni e tillë ndikuan kufizimet e Covid-19.

Mbretëresha aktualisht ka 10 nipër e mbesa, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ndryshe, edhe Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat