Capital T: Rrjetet sociale janë kaq qesharake, sepse njerëzit harrojnë që ne i njohim se si janë ata në jetën reale

Mediale Vip

Capital T: Rrjetet sociale janë kaq qesharake, sepse njerëzit harrojnë që ne i njohim se si janë ata në jetën reale

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:29
Capital T

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Por kur jemi te rrjetet sociale, ai ka shtjelluar së fundmi në një nga postimet e tij, faktin se si ato kanë ndryshuar tashmë jetën e njerëzve.

Në një shkrim të publikuar në InstaStory, Kapo i ka quajtur rrjetet sociale “qesharake”, pasi sipas tij aty njerëzit tentojnë të tregojnë gjëra që nuk përkojnë me jetët e tyre reale.

Image

“Rrjetet sociale janë kaq qesharake, sepse njerëzit harrojnë që ne i njohim ata në jetën reale”, ka shkruar reperi prishtinas në InstaStory, teksa e ka shoqëruar shkrimin edhe me disa emoji të qeshura.

Capital T përndryshe po e shijon suksesin e këngës “Rrushe”, të cilën ai e publikoi këtë muaj.

Kjo këngë është kolona zanore e serialit më të ri me të njëjtin titull, “Rrushe”, i cili ka nisur tashmë transmetimin në platformën Gjirafa.

Reperi i njohur pritet që të jetë mjaft aktiv me projekte muzikore edhe gjatë verës, ndërsa ende mbetet në pikëpyetje rikthimi në koncerte, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë akoma një vendim për lejimin e organizimit të tyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat