Performanca plot energji e DJ Regard në “The Tonight Show”

Mediale Vip

Performanca plot energji e DJ Regard në “The Tonight Show”

Më: 20 maj 2021 Në ora: 20:47
Ilustrim

DJ Regard ishte i ftuar në shoun e njohur.

Artisti i njohur shqiptar me famë botërore DJ Regard, ishte i ftuar në emisionin e famshëm amerikan “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.

Regard ishte i ftuar bashkë me Tate McRae dhe Troye Sivan, ku edhe performuan bashkëpunimin e tyre.

Artisti shqiptar bashkë me bashkëpunëtorët e tij dhuruan performancë plot energji në emisionin që ka shikueshmëri të lartë.

Regard, Troye Sivan, Tate McRae interpretuan projektin e tyre “You” dhe u komplimentuan nga ndjekësit.

E gjithë kjo vjen pak kohë pas pjesëmarrjes së DJ Regard në ceremoninë “Brit Awards”, ku edhe ishte i nominuar në një kategori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat