Del videoja e parë e aktorëve të serialit “H.O.T” të Ermal Mamaqit

Mediale Vip

Del videoja e parë e aktorëve të serialit “H.O.T” të Ermal Mamaqit

Më: 20 maj 2021 Në ora: 20:50
Ermal Mamaqi

Ermal Mamaqi së shpejti sjell serialin e ri.

Ermal Mamaqi tash e një kohë ka punuar me përkushtim për serialin “H.O.T” (Humans of
Tirana).

Ai ka bërë të ditur se seriali në fjalë do të del në vjeshtë në ekran, ndërsa është seriali i parë i tij me bashkëproducent Dritan Huqin dhe me autorë Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini.

Pasi zbuloi disa prej aktorëve të kastit, Ermali publikoi videon e parë paralajmëruese të serialit me aktorët që luajnë në të.

Pjesë e kastit të “H.O.T” janë: Jonida Vokshin, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjoni, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat