Shqiptarët pushtojnë skenën e Eurovisionit, Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj e prekin finalen

Mediale Vip

Shqiptarët pushtojnë skenën e Eurovisionit, Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj e prekin finalen

Nga: Bota sot Më: 20 maj 2021 Në ora: 21:19
Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj

(E plotësuar 00:01) -Momenti emocionues kur Anxhela Peristeri dhe ekipi i saj e kuptojnë se u kualifikuan në finale

Anxhela Peristeri emocionoi dhe bëri krenarë gjithë shqiptarët mbrëmjen e sontme.

Në edicionin e sivjetmë të “Eurovision”, i cili erdhi pas një viti pauzë për shkak të pandemisë, Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela Peristeri.

Artistja ka prezantuar denjësisht shqiptarët mbrëmjen e sontme në Roterdam, ku u organizua nata e dytë gjysmëfinale.

Anxhela me këngën “Karma” arriti e para të kualifikohet në finalen e madhe të “Eurovision”, duke bërë që të shpërblehet puna që ka bërë gjithë këtë kohë për këtë paraqitje.

Këngëtari Ardit Çuni, i cili është bashkë me ekipin e Anxhelës në Roterdam, ka publikuar një video emocionuese nga momenti kur e kuptuan se Shqipëria është kualifikuar për finale.

“Nje nga momentet me emocionuese ???
Faleminderit @anxhelaperisteriofficial_ qe besove tek une dhe faleminderit SHQIPERIA per supportin qe na keni dhene sonte
Ju duam ??❤️????“, shkruan ai.

Ndryshe, përveç Anxhelës, në këtë mbrëmje në finale kaloi edhe Gjon Muharremaj, i cili përfaqëson Zvicrën në festival.

Mbrëmja finale e “Eurovision 2021”, mbahet të shtunën (22 maj).

 ***

10 finalistët e gjysmëfinales së dytë në “Eurovision 2021”

Ka përfunduar nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovision 2021”.

Në Roterdam është mbajtur nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision”.

Mbrëmjen e sontme kishin rastin të paraqiten 17 shtete, ndërsa vetëm 10 prej tyre kaluan në finale.

Dy këngëtarët shqiptarë që bënë krenarë gjithë shqiptarët në këtë festival, Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj, kanë arritur të sigurojnë biletë për finalen e madhe.

Anxhela madje ishte e para në listën e finalistëve të natës së dytë gjysmëfinale të Festivalit “Eurovision”.

Shtetet që kaluan në finale janë: Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Kujtojmë se nata finale e “Eurovision 2021” do të mbahet të shtunën 22 maj.

***

Ëndrra e dy shqiptarëve që po marrin pjesë në Eurovizion do të vazhdojnë në natën finale.

Anxhela Peristeri e cila po e përfaqëson Shqipërinë ishte e para nga nata e dytë  që u bë pjesë e finales.

Pjesë e natës finale do  të jetë edhe këngëtari Gjon Muharremaj i cili përfaqëson Zvicrën.

Image
Anxhela Peristeri
Image
Eurovizion

 **

Edhe këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), i cili përfaqëson Zvicrën përformoi në natën e dytë të Eurovizionit.

Image
Gjon’s Tears

Ai doli para publikut evropian duke e përformuar këngën “Tout l’Univers”.

Përformaca e tij ishte me plotë emocione, sa që ndezi publikun e gjerë.

Image
Gjon’s Tears

 

***

Ka përfunduar paraqitja e Shqipërisë në Eurovision. Përfaqësuesja e saj, Anxhela Peristeri ka marrë shumë duartrokitje pas performancës së shkëlqyeshme të saj.

Image

Me një zë të ngrohtë dhe interpretim korrekt, Anxhela i bëri mjaft krenarë shqiptarët me paraqitjen e saj.

Këngëtarja shqiptare këndoi e 11-ta me radhë, e që njëherësh numri garues shënon edhe kodin me të cilin shqiptarët mund ta votojnë atë që të kualifikohet në natën finale. 

Image

***

Ka filluar nata e dytë gjysëmfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021” e cila po mbahet në Roterdam të Holandës.

Në videon më poshtë mund ta ndiqeni live edicionin e sotëm:

Sonte mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision 2021”, në Roterdam, Holandë.

Në natën e dytë gjysmëfinale do të interpretojnë dy shqiptarë. Anxhela Peristerin e përfaqëson Shqipërinë, ndërsa Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears), Zvicrën. Kjo është renditja e shteteve që do të garojnë sonte:

San Marino / Senhit – Adrenalina

Estonia / Uku Suviste – The Lucky One

Republika Çeke / Benny Cristo – omaga

Greqia / Stefania – Last Dance

Austria / Vincent Bueno – Amen

Polonia / RAFAŁ – The Ride

Moldavia / Natalia Gordienko – SUGAR

Islanda / Da∂i Freyr og Gagnamagni∂ –10 Years

Serbia / Hurricane – Loco Loco

Gjeorgjia / Tornike Kipiani – You

Shqipëria / Anxhela Peristeri – Karma

Portugalia / The Black Mamba – Love Is On My Side

Bullgaria / Victoria – Growing Up is Getting Old 14. Finlanda / Blind Channel – Dark Side

Letonia / Samanta Tīna – The Moon is Rising

Zvicra / Gjon’s Tears – Tout l’Univers

Danimarka / Fyr og Flamme – Øve Os På Hinanden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat