Luan Jaha do t’ju befasojë se çka thotë për hyrjen e tij në politikë

Mediale Vip

Luan Jaha do t’ju befasojë se çka thotë për hyrjen e tij në politikë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:03
Luan Jaha

Aktori Luan Jaha është shumë i njohur dhe i pëlqyer nga publiku i gjerë. Ai, e ka kryer fakultetin e Arteve në degën e Artit Dramatik.

Ka luajtur në rreth 40 shfaqje teatri, në filma të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë. Ndonëse ka luajtur e vazhdon të luajë në projekte shumë serioze, Luan Jahën edhe më tej e identifikojnë me rolin e Dajës Skender tek seriali ‘’Familja Moderne’’.

‘’Kam pasur role edhe më të mira, por popullaritetin e kam arritur me Dajën Skender në ‘’Familja Moderne’’, thotë aktori që njëkohësisht është edhe pedagog i aktrimit në Fakultetin e Arteve në Prishtine, shkruan “Kosovarja”.

I pyetur se a e ndjek politikën dhe se a ka gjasa që t’i futet ndonjëherë asaj, Jaha shprehet: ‘’Në momentin që futem në një parti, dijeni që diçka nuk është në rregull me mua’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat