Nurgül Yeşilçay pozon në moment intim me partnerin dhe shokon rrjetin

Mediale Vip

Nurgül Yeşilçay pozon në moment intim me partnerin dhe shokon rrjetin

Më: 22 maj 2021 Në ora: 07:27
Nurgül Yeşilçay

“Nurgül Yeşilçay pozon duke u puthur në buzë me të dashurin dhe shokon rrjetin”-është ky titulli që ka pushtuar portalet turke orët e fundit. Shkak është bërë foto e fundit e aktores Nurgul Yesilçay, e cila prej kohësh po jeton një histori dashurie dhe është në prag martese.

Nurgul është në një lidhje me producentin Necati Kocabay. Dyshja kanë pozuar në një moment intime, duke u puthur në buzë dhe aktorja e ka ndarë foton me ndjekësit në Instagram duke shkruar: “Dashuria ime”.

Nurgul ka treguar se ishte lodhur nga lidhjet e komplikuara derisa njohu Necatin. “Kur mbusha 40 vjeç, i thashë vetes se nuk dua më lidhje koti. Më pas takova Necatin. Ma prezantoi një mik. Ajo që më pëlqeu ishte se ai ishte i sjellshëm”-ka treguar aktorja.

Nurgul u bë e njohur në Shqipëri me rolin e “Gylserenit” dhe “Gylperisë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat