Ariana Grande kujton viktimat e sulmit në koncertin e saj në Manchester

Mediale Vip

Ariana Grande kujton viktimat e sulmit në koncertin e saj në Manchester

Më: 22 maj 2021 Në ora: 12:23
Ariana Grande

Ariana kujtoi të gjithë viktimat e sulmit të 2017-ës.

Më 22 maj 2017, në Mancherster Arena shpërtheu një bombë, ku mbetën të vrarë 22 persona.

Sulmi ndodhi në koncertin e këngëtares së njohur Ariana Grande, ku mbetën edhe shumë persona të lënduar.

Në përvjetorin e katërt të sulmit, këngëtarja i kujtoi viktimat e atij sulmi, ndërsa thotë se zemra e saj është sot e gjithmonë me ta.

“E di që ky përvjetor nuk do të jetë kurrë i lehtë, ju lutem ta dini se gjithmonë mendoj për ju në këtë ditë”, shkruan ndër të tjera Grande.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat