BTS thyen rekordin për shikueshmërinë më të lartë për 24 orë në Youtube me këngën e re

Mediale Vip

BTS thyen rekordin për shikueshmërinë më të lartë për 24 orë në Youtube me këngën e re

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:18
Grupi BTS

Superyjet e muzikës k-pop thyen rekordin e tyre për shikueshmërinë më të lartë në 24 orë në Youtube me këngën e re në gjuhën angleze “Butter”, duke arritur në 113 milionë shikime 24 orët e para të publikimit.

Grupi BTS pati vënë rekord me këngën “Dynamite” më 2020, që ishte kënga e parë në anglisht.

Ajo pati 101.1 milionë shikime për 24 orë, shkruan Variety.

“Butter” u publikua më 21 maj. Kënga vuri rekordin e të gjitha kohërave për premierën më të madhe të video-muzikës në Youtube me mbi 3.9 milionë shikues njëkohësisht .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat