Anxhela Peristeri sot në finale, kreu i delegacionit shqiptar: Performaca e saj skenike e vokale, perfekte dhe dinjitoze!

Mediale Vip

Anxhela Peristeri sot në finale, kreu i delegacionit shqiptar: Performaca e saj skenike e vokale, perfekte dhe dinjitoze!

Më: 22 maj 2021 Në ora: 19:59
Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri do të këndojë sot e dyta në natën finale të Eurovision 2021 që zhvillohet në Roterdam të Holandës. Ajo u kualifikua në natën finale pas një performance skenike dhe vokale të jashtëzakonshme që përveç mori komentet dhe vlerësimet nga më pozitivet. Edhe mbrëmjen e sotme zëri potent i Anxhelës dhe performanca e saj energjike në skenë do të jetë prezentë në shtëpitë e çdo shqiptari dhe europian përmes televizionit në orën 20:00.

Në një lidhje me Report Tv nga skena e Eurovision në Roterdam, kreu i delegacionit shqiptar atje Kleart Duraj e cilësoi performacën e këngëtares Anxhela Peristerit mjaft të arrirë, të fuqishme dhe me një kombinim perfekt të performancës vokale dhe asaj skenike.

“Është një performancë shumë dinjitoze, e arrirë dhe me një harmoni perfekte mes vokalit dhe lëvizjeve në skenë. Që në provat e para Anxhela bëri për vete zemrat e publikut dhe medias e kjo u re edhe me kualifikimin e saj në finale për kupën e festivalit europain”, tha Duraj.

Image

Emocionet e Anxhela Peristeri sonte në skenë janë më se të kuptueshëm pasi do të performojë para 3500 spektatorëve  në skenë dhe mbi me miliona shikuesve në të gjithë botën përmes ekranit. Duraj tha se Anxhela do të garojë e dyta me numrin 02, ku çdo shqiptar që jeton jashtë mund ta votojë përmes një sms në numrin që u del në ekranin e medias.

Nëse Shqipëria mund të triumfojë në këtë garë të këngës, Duraj tha se shanset janë të barabarta për të gjithë.

“Mënyra si mund të votojnë është me sms numrin 02 në numrin e telefonit që iu shfaqet në median e vendit ku jeton. Kur arrin në finale të gjitha mundësitë janë në tavolinë dhe je në të njëjtin stad me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë. Performanca e Anxhelës ishte shumë e arrirë, shumë mbizotëruese dhe ka krijuar një impakt pozitiv tek kushdo. Ju bëjmë të  gjithëve thirrje të votojnë Anxhela Peristeri me këngën e saj Karma”, tha Duraj.

Kënga Karma e Anxhela Peristerit është kompozuar nga Kledi Bahiti dhe shkruar nga Olti Curri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat