Gjon Muharremaj kishte interpretuar para Armend Rexhepagiqit, kishte shpërthyer në lot

Mediale Vip

Gjon Muharremaj kishte interpretuar para Armend Rexhepagiqit, kishte shpërthyer në lot

Më: 23 maj 2021 Në ora: 06:33
Gjon Muharremaj

Gjon Muharremaj i njohur sot me emrin artistik Gjon’s Tears, kur ishte 12 vjeçar kishte marrë pjesë në ‘Albanian’s Got Talent’ në Shqipëri ku krahas publikut ai kishe mahnitur edhe jurinë me performancën e tij.

Ai kishte kënduar në mënyrë të mahnitshme këngën ‘Je t’aime’ dhe kishte marrë komente të mira nga anëtarët e jurisë ku dhe kishte kaluar në fazën tjetër.

Një ndër komentet i cili thekson elemente më karakteristike të Gjon Muharremaj të cilat karakterizojnë edhe sot talantin e tij, ishte edhe ai i Armend Rexhepagiqit që në atë kohë ishte anëtar i jurisë.

“Nëse ndonjëherë më është dukur për ndonjë interpretim se i kam dëgjuar engjujt, kjo ishte sonte. Dhe pastaj ai shpërthim fantastik thuajse të gjitha koret e botës këndojnë. Jam aq i impresionuar edhe i mahnitur sa që vetëm dua të them diçka Gjoni që ndoshta ti je ende i vogël dhe nuk do e kuptosh por do e kuptojnë ata që e shikojnë spektaklin tonë pranë televizorëve të tyre dhe mbajnë votën në duart e tyre. Njeriu është i përbërë nga mishi dhe gjaku, janë këto materiale që dëmtohen shumë lehtë, por më së lehti dëmtohet ai shpirti i njomë artistik dhe romantik. Unë dëshiroj që në këtë botë të vrazhdë të shekullit njëzet e një askush të mos dëmtoj asnjë milimetër tëndin, mos të të thyej kurrë dhe ti të vazhdosh me krenari aty për ku je nisur”, ishin fjalët që i kishte thënë Rexhepagiqi në atë kohë Gjonit.

Ndërkaq,Gjon Muharremaj i njohur si Gjon’s Tears po përfaqësoi Zvicrën në Eurovision.

Nëse nuk hapet videoja klikoni për ta parë në Youtube!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat