Shqipëria kuq e zi! Mori pikët maksimale nga Shqipëria, Gjon Muharremaj festoi me simbolin e shqiponjës

Mediale Vip

Shqipëria kuq e zi! Mori pikët maksimale nga Shqipëria, Gjon Muharremaj festoi me simbolin e shqiponjës

Më: 23 maj 2021 Në ora: 09:03
Gjon Muharremaj

Gjon Muharremaj, konkurrenti i Zvicrës në Eurovision i cili është me origjinë shqiptare ka zgjedhur një formë mjaft të veçantë për të festuar në momentin e vlerësimit.

Kur juria shqiptare e vlerësoi atë me 12 pikë, Muharremaj festoi duke bërë shqiponjën.

Ai arriti të marrë shumicë pikësh në krye të listës me pikët e jurisë profesioniste por publiku përmbysi gjithçka duke i dhënë fitoren Italisë.

I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana.

Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat