Nga momentet e mëdha e deri tek ato më të çuditshmet: Gjithçka që ndodhi mbrëmë në finalen e Eurovision

Mediale Vip

Nga momentet e mëdha e deri tek ato më të çuditshmet: Gjithçka që ndodhi mbrëmë në finalen e Eurovision

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Eurovision 2021 tashmë ka mbaruar me grupin “Maneskin” të Italisë që rrëmbeu fitoren e edicionit të 65-të me këngën “Zitti e buoni”.

Ishte një tension mjaft i madh gjatë minutave të fundit pasi rezultatet u sollën në një mënyrë të paprecedentë, votat e publikut u shfaqën si kurrë më parë.

Por, në fund ishte Italia ajo që doli fituese duke kryesuar me gjithsej 524 pikë.

Më poshtë ua sjellim të përmbledhur një listë të plotë të rezultateve të Eurovision 2021 – nga momentet më të mëdha dhe më të mira deri tek ato më të çuditshmet:

00:01: Kanë qenë disa orë fantastike në Eurovision përfshirë këtu kostumet vezulluese e ato të çuditshme, por nata me të vërtetë i takon grupit “Maneskin”.

11:53: “Maneskin” doli në skenë për të performuar “Zitti e buoni” me të cilën edhe triumfoi.

11:49: Italia e bëri këtë. Maneskin – fitues i Eurovision 2021.

11:47: Franca nuk ka arritur të sigurojë pikë të mjaftueshme nga votimi i publikut për të fituar garën, edhe pse ishte shumë afër.

11:37: Çuditërisht, të katër hyrjet në fund të tabelës së klasifikimeve kanë shënuar zero pikë nga publiku. Ky është një model shumë i pazakontë i pikëve për Eurovision.

11:35: Mbretëria e Bashkuar ka marrë zero pikë nga juria e po ashtu edhe nga publiku.

11:18: Dukej shumë premtuese për Francën, bazuar në votat e jurisë.

11:11: Franca merr kryesimin në tabelë për herë të parë sonte falë 12 pikëve të dhëna nga juria e Serbisë.

11:06: Amanda Holden njofton se Britania e Madhe i ka dhënë 12 pikë Francës.

10:52 : Linjat e votimit tani janë mbyllur zyrtarisht.

10:50: Megjithëse fituesi i vitit 2019, Duncan Laurence, nuk ishte paraqitur drejtpërdrejt në Rotterdam Ahoy për shkak se rezultoi me COVID-19, shijuam një performancë të këngës së tij fituese “Arcade”.

10:10: Ua rikujtojmë numrat që ju duhen në mënyrë që të votoni për të preferuarit e juaj.

9:35: Franca nuk ka fituar që nga viti 1977, por Barbara Pravi ishte një pretendente e fortë këtë vit.

9:32 : Është e vështirë të dihet se çfarë do të bëhet me Ukrainën, por fansat brenda Rotterdam Ahoy po kalojnë një kohë fantastike.

21:26: Kënga dhe paraqitja e Lituanisë ishte e çuditshme.

21:00: Islanda nuk ishte e pranishme në skenën e Eurovision për shkak se njëri prej anëtarëve rezultoi pozitiv me coronavirus gjatë javës.
Akoma mund të shijojmë një performancë të tyre falë një regjistrimi të provës së dytë që njëherësh ishte ndër favoritët për të fituar.

8:16: Hyrja e Shqipërisë – Anxhela Peristeri ngjitet në skenë me një zhurmë të madhe dhe një kostum që do ta bënte edhe Beyonce xheloze.

8:12: Qipro ka hapur shfaqjen me Elena Tsagrinou duke interpretuar “El Diablo”.

8:03: Graham Norton thotë se ka një audiencë të kufizuar prej tre mijë personash në Rotterdam me masa sigurie ndaj COVID-19.

Pse Australia është në Eurovision?

19:10: Australia ka qenë duke garuar në Eurovision që nga 2015 dhe nuk është i vetmi vend jo-evropian që merr pjesë në festivalin prestigjioz.

Arsyeja më e madhe për pjesëmarrjen e Australisë në Eurosong është popullaritet i madh i festivalit që ka në atë vend.

Konkursi është organizuar nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), i cili përbëhet nga transmetues të ndryshëm nga e gjithë Evropa dhe më gjerë. BBC, RTE në Irlandë, Rai në Itali, SVT në Suedi janë të gjithë anëtarë të EBU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat