Pritshmëritë ishin të mëdha, por u rendit në vendin 21-të në “Eurovizion 2021”, reagon për herë të parë Anxhela Peristeri

Mediale Vip

Pritshmëritë ishin të mëdha, por u rendit në vendin 21-të në “Eurovizion 2021”, reagon për herë të parë Anxhela Peristeri

Më: 23 maj 2021 Në ora: 11:39
Anxhela Peristeri

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Anxhela Peristeri ka bërë një reagim për herë të parë, pasi u rendit në vendin e 21-të në këtë festival.

Anxhela ka thënë se nuk është aspak e mërzitur, pasi i njeh aftësitë e saj, dhe e ka shijuar të gjithë eksperiencën.

Postimi i plotë:

Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume!

(Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam, me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj. Ju falenderoj qe ishit krenare per mua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat