Çifti i famshëm është martuar në fshehtësi? Miku i tyre zbulon sekretin

Mediale Vip

Çifti i famshëm është martuar në fshehtësi? Miku i tyre zbulon sekretin

Më: 23 maj 2021 Në ora: 19:46
Katy Perry dhe Orlando Bloom

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë martuar një herë më parë, por akoma nuk e kanë kurorëzuar me martesë dashurinë me njëri-tjetrin. Bloom u martua me modelen Miranda Kerr në vitin 2010, por çifti u divorcua në 2013-ën. Ndërkohë, Perry ka qenë e martuar me Russell Brand për vetëm 14 muaj, duke i dhënë fund me të në vitin 2011.

Perry dhe Bloom janë bashkë prej vitit 2016. Ata u ndanë, por më pas u bashkuan përsëri dhe u fejuan në vitin 2019. Një vit më vonë, çifti njoftoi se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku. Ndërsa në gusht, lindi vajza e tyre Daisy.

Por së fundmi, lajmi se çifti është martuar në mënyrë sekrete bëri xhiron e mediave. Në fakt, lajmet i nxiti edhe më shumë kolegu i Perry-t në "American Idol", Bobby Bones, i cili zbuloi detaje të dasmës ende të pakonfirmuar. Ndërkohë, as Perry, as Bloom nuk e kanë konfirmuar lajmin, por sipas Bones, dasma tashmë ka ndodhur.

"Ishte një dasmë aq e vogël, sa nuk e mora dot një ftesë," tha Bones gjatë një interviste të fundit me Us Weekly, duke shtuar, "Unë nuk shkova në dasmë. E kuptova pse, megjithatë u bëra xheloz".

Bones nuk dha detaje se kur dhe ku u bë dasma, për të cilën Bloom dhe Perry thanë më parë se u shty për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Ndërkohë, para intervistës së Bones, përflitej se këngëtarja dhe aktori ishin martuar në fshehtësi, kur Perry u fotografua me një unazë martese në mars të këtij viti. Ndoshta do të marrim një konfirmim të dasmës në një videoklip të ardhshëm, ashtu si Katy njoftoi shtatzëninë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat