Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Miami

Mediale Vip

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bashkë në Miami

Më: 24 maj 2021 Në ora: 08:26
Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez mund të kenë rindezur një romancë.

Aktori 48 vjeçare dhe këngëtarja 51 vjeçare u panë bashkë në Miami gjatë fundjavës.

Në foto të publikuara nga People, artistja shihet e buzëqeshur ndërsa Ben qëndron pas saj.

Sipas disa raportimeve, ish-çifti tani po flet çdo ditë me njëri-tjetrin pas arratisjes në Montana në fillim të këtij muaji.

Nëse nuk e dini, Ben dhe Jen u fejuan në nëntor të vitit 2002 dhe dasma e tyre në shtator 2003 u shty vetëm një ditë para se ngjarja të ndodhte për shkak të ndërhyrjes së medias. Ata u ndanë në janar të vitit 2004.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat