“Gjoni ka fuqinë e Skënderbeut në fyt”, Albërije Hadërgjonaj zbulon lidhjen familjare me këngëtarin

Mediale Vip

“Gjoni ka fuqinë e Skënderbeut në fyt”, Albërije Hadërgjonaj zbulon lidhjen familjare me këngëtarin

Më: 24 maj 2021 Në ora: 17:49
Gjon Muharremaj dhe Albërije Hadërgjonaj

Gjon Muharremaj është shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.

Prej dy ditësh, ai ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi u ripublikua deklarata, ku Gjon tregonte se kishte kërkuar të bëhej pjesë e Festivalit të Këngës, por organizatorët nuk e kishin pranuar.

Mirëpo, nga më të shumtat kanë qenë reagimet në rrjet për këngëtarin shqiptar.

Më e fundit është këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon se nënën e Gjonit e ka mikeshë të vjetër.

Sipas Hadërgjonajt, ky djalë ka fuqinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut në fyt.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat