Fituesi i Eurovision konsumoi kokainë live? Dalin rezultatet e testit të drogës, zgjidhet misteri

Mediale Vip

Fituesi i Eurovision konsumoi kokainë live? Dalin rezultatet e testit të drogës, zgjidhet misteri

Më: 24 maj 2021 Në ora: 21:00
Damiano David u pa duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë aluduan se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.

Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision, por ajo që po bën bujë në media, më shumë sesa fituesi, është një video, ku dyshohet se lideri i grupit konsumonte kokainë. Pamjet pushtuan rrjetet sociale dhe shkaktuan mjaft debate. 

Por tashmë duket se misteri është zgjidhur. Sipas rezultateve të testit të drogës, këngëtari i grupit italian “Maneskin” që fitoi Eurovizionin nuk ka konsumuar kokainë gjatë finales së spektaklit.

Çfarë ndodhi

Damiano David u pa duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë aluduan se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.

Menjëherë pas lajmeve grupi mohoi kategorikisht akuzat duke thënë se David kishte parë poshtë sepse kitaristi Thomas Raggi kishte thyer një gotë.

“Tomas theu një gotë me këmbën e tij dhe po e ndihmoja të pastronte mbetjet. Unë nuk përdor kokainë. Ju lutem mos e thoni atë gjë. Jemi gati të bëjmë testet e nevojshme sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Erdhëm këtu vetëm për të kënduar. Rock’n’ roll-i nuk do të vdesë kurrë. Ju duam shumë’-tha lideri i grupit të njohur.

Kujtojmë se Shqipëria e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat