Kjo është partnerja e Pirro Çakos, vajza që e bëri baba për herë të dytë

Mediale Vip

Kjo është partnerja e Pirro Çakos, vajza që e bëri baba për herë të dytë

Më: 25 maj 2021 Në ora: 06:46
Pirro Çako

Fare papritur dhe pa as më të voglin detaj të njohur, Pirro Çako u bë baba për herë të dytë pak ditë më parë. Lajmi që qarkulloi me shpejtësi në të gjithë mediat, në fakt nuk u shoqërua me ndonjë foto nga salla e lindjes, siç ndodh zakonisht me personazhet e njohur, por kureshtja e publikut u shtua për partneren, njeriun që i ka rrëmbyer zemrën kantautorit shqiptar.

Në disa foto të publikuara nga ‘Panorama plus’, duket Pirro Çako dhe partnerja e tij, të veshur sportivë dhe të shkujdesur nga fokusi i paparacit.

Partnerja e kantautorit, ndonëse pak ditë pas lindjes së djalit, duket në formë mjaft të mirë fizike. Siç është mësuar, ajo punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend.

Çifti që pak ditë më parë janë bërë prindër të një djali kane vendosur ta pagëzojnë atë me emrin Amadeus.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat