Një tjetër këngëtare nga “Përputhen”, Tea i futet muzikës

Mediale Vip

Një tjetër këngëtare nga “Përputhen”, Tea i futet muzikës

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:02
Tea Trifoni

As Tea nuk i shpëtoi ‘trendit’ të konkurrentëve të tjerë të “Përputhen”.

Ka pak ditë që ka përfunduar sezoni i “Përputhen”, nga i cili program më shumë dolën këngëtarë sesa çifte.

Me të bërë famë nga pjesëmarrja në emisionin e dashurisë, disa nga konkurrentët shfrytëzuan rastin t’i futen muzikës.

Bëhet fjalë për Melisën, Anën, Princin, Arsimin, e të tjerë.

Në puntantën e djeshme, ku u mblodhën ish-konkurrentët e “Përputhen”, e pranishme ishte edhe Tea Trifoni.

Ajo foli për ndarjen nga Bearti dhe projektet me të cilat po merret aktualisht, me këtë rast tregoi se së shpejti do t’i futet muzikës.

“Do bëhem dhe unë muzikante si gjithë kolegët e mi në “Përputhen”. Do e bëj dhe unë një këngë, pse mos ta bëj”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat