Del në ankand “bisha” që Paul Walker drejtoi në “Fast and Furious”

Mediale Vip

Del në ankand “bisha” që Paul Walker drejtoi në “Fast and Furious”

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:31
Paul Walker

Një makinë e drejtuar nga aktori Paul Walker në filmin “Fast & Furious” pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm. Toyota Supra u shfaq në filmin e parë në 2001 dhe në 2003.

Supra është një model me një motor me gjashtë cilindra të linjës turbo dhe me një kambio automatike me katër shpejtësi.

Ankandi për Toyota Supra 1994 do të zhvillohet nga 17-19 Qershor, megjithatë, aktualisht nuk ka vlerësime se sa pritet të jetë çmimi.

“Makina u ndërtua nga Eddie Paul për filmin e parë dhe u modifika për filmin e dytë.

Duke qenë se është përdorur nga aktori i ndjerë, kjo makijnë mund të shitet për ndonjë shifër marramendëse. Walker luajti në gjashtë nga shtatë filmat e parë pasi humbi jetën në moshën 40 vjeçare në një aksident në nëntor 2013.

Image
Toyota Supra
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat