“S’më doje”, thotë Art Abazi në këngën e re

Mediale Vip

“S’më doje”, thotë Art Abazi në këngën e re

Më: 25 maj 2021 Në ora: 15:52
Art Abazi

Arti është rikthyer me këngë të re.

Këngëtari i njohur Art Abazi është rikthyer me një projekt të ri muzikor, që kësaj radhe është baladë.

“S’më doje”, titullohet kënga e re e Artit, të cilën e kompletoi edhe nga ana vizuale me një videoklip unik.

Kënga është me tekst të Endrit Mumajesit (Muma), ndërsa për muzikën u kujdes Gent Myftaraj dhe producent ishte Mixey dhe Gent Myftaraj.

“S’më doje” vjen në zhanrin baladë e kënduar me zë të veçantë nga Arti, kurse u shoqërua me klip të punuar nga Imagine Films.

“T’dashur,
kjo është kanga e re, e njē natyre pak ma ndryshe se deri tash…që shpresoj qe ka me ju pëlqy :)”, shkruan artisti në njoftimin për këngën e re.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor me titull “S’më doje”, kënduar nga Art Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat