​Nikoqirja e Evrovizionit përfundoi në spital

Mediale Vip

​Nikoqirja e Evrovizionit përfundoi në spital

Më: 25 maj 2021 Në ora: 19:12
Nikkie Tutorials

Nikki de Jager (27), e njohur për udhëzimet që boton si Nikkie Tutorials në YouTube, e cila ishte nikoqirja e Evrovizionit të këtij viti në Roterdam, informoi 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, se ajo përfundoi në spital.

Nikki regjistroi një video dhe zbuloi se pas garës në të cilin drejtoi programin muzikor, ajo përfundoi në spital.

"Tri ditë më parë isha në konkursin më të madh të muzikës në planet, dhe tani jam në spital. Po marr shërimin për sëmundjen kronike të zorrëve. Nuk zgjodha një jetë joshës, një jetë joshës më zgjodhi mua," tha Nikki me një buzëqeshje.

Nikki është personi i parë transgjinor që udhëhoqi Evrovizionin. Kujtojmë, fitoren në garën e këtij viti muzikor në Roterdam e mori Italia, ndërsa Shqipëria, e përfaqësuar nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit e 21-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat