Arbenita zbulon imazhin e plotë të Ninës… dhe do të dijë kujt i ngjan. Si mendoni ju, kujt?

Mediale Vip

Arbenita zbulon imazhin e plotë të Ninës… dhe do të dijë kujt i ngjan. Si mendoni ju, kujt?

Më: 26 maj 2021 Në ora: 08:33
Nina dhe Arbenita Ismajli

Arbenita ka pritur që e bija të mbushë 3 javë jetë për të na treguar imazhin e saj të plotë.

Me një postim pa shumë fjalë, modelja na tregoi fytyrën e përgjumur të së bijës dhe komentet e ëmbla nuk kanë munguar, siç i shkojnë për shtat Ninës.

Pyetja e saj për publikun është e parashikueshme: Kujt i ngjan vajza? E deri tani fituese është vetë modelja (të paktën nga ‘poll-i’ që ka realizuar në profilin e saj).

Mamaja e re nuk ndan shumë detaje për jetën e saj dhe publiku mbase nuk e ka pritur që ta tregojë vajzën, por e vërteta është që lumturisë dhe emocioneve të një nëne të re nuk i rezistoi as Arbenita dhe pak nga e bija ja tregoi gjithë botës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat