Landi Hysi i “West Side Family” është bërë baba, mësohet identiteti i partneres së tij

Mediale Vip

Landi Hysi i “West Side Family” është bërë baba, mësohet identiteti i partneres së tij

Më: 26 maj 2021 Në ora: 20:51
Landi Hysi me gruan

Gjatë ditës së mërkurë, Landi Hysi kishte publikuar një postim në rrjetet sociale duke bërë të ditur se është bërë baba.

Këngëtari i grupit “West Side Family” shpërndau një imazh me foshnjën në krah duke ia fshehur fytyrën dhe e shoqëroi me përshkrimin: “Për momentin nuk ndodhem në shtëpi… Lavdi Zotit”.

Me gjithë urimet, shumëkush dëshironte ta mësojë identitetin e nënës së fëmijës, gjegjësisht partneres së tij.

Dhe ka qenë pikërisht nëna e fëmijës, Eva Ago, që ka bërë një postim (duke etiketuar këngëtarin), e cila edhe ka treguar se fëmija është djalë dhe e kanë pagëzuar me emrin Lukas.

“Sot, mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, ka shkruar ajo në Facebook.

Publikimi është shoqëruar me një fotografi bardhezi të çiftit dhe një tjetër ku shihet dora e djalit.

Në bazë të asaj që shkruan në profilin e saj, Eva punon në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, kurse më herët ka punuar në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat