Profesionin që prindërit kishin ëndërruar për Eva Muratin po e ndjek motra e saj bukuroshe!

Mediale Vip

Profesionin që prindërit kishin ëndërruar për Eva Muratin po e ndjek motra e saj bukuroshe!

Më: 27 maj 2021 Në ora: 00:39
Eva Murati dhe motra e saj, Dorisi

Eva Murati është një ndër emrat më të dashur të televizionit shqiptar, e cila në kaq vite s’iu mërzit asnjëherë ekranit dhe e shohim po me aq kënaqësi, sa herën e parë kur na u prezantua.

Na pëlqen ta quajmë goca e sukseseve, e cila po i hedh njëri pas tjetrit hapat e mëdhenj të karrierës së saj dhe po na nderon edhe jashtë vendit.

Po ashtu, edhe motra e saj, Dorisi nuk mbetet pas për nga bukuria. Pavarësisht pamjes që do të ndihmonte shumë nëse do të zgjidhte të ndiqte rrugën e së motrës, ajo ka marrë një drejtim krejt tjetër.

Së fundmi Eva rrëfeu për “Living” se e motra po vazhdon mjekësinë, një profesion të cilin prindërit e kishin ëndërruar për vetë moderatoren.

“Ajo angazhohet shpeshherë në projekte në rrjete sociale, si blogere me reklama të ndryshme, por nuk e ka shprehur kurrë dëshirën për televizion. Dorisi po vazhdon e sigurt rrugën që prindërit kishin dëshiruar për mua, të bëhesha mjeke, si babi. Pavarësisht nga notat e mira në gjimnaz, e ndjeva që ky profesion me të cilin isha rritur që në fëmi – jëri si profesioni më i mirë dhe më i nderuar, nuk ishte e ardhm – ja ime. Çdo njeri e ndjen thirrjen e vet në jetë dhe mjekësia nuk ishte imja!”– u shpreh Eva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat