Angela Martini befasohet si në filma nga i dashuri

Mediale Vip

Angela Martini befasohet si në filma nga i dashuri

Më: 27 maj 2021 Në ora: 07:44
Angela Martini dhe Dragos Savulescu

Angela Martini e ka festuar ditëlindjen e 35-të, ndërsa bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu, është kujdesur që gjithçka të jetë përrallore.

Ditë më parë, pasaniku rumun e befasoi modelen shqiptare duke përgatitur një dekor të veçantë të punuar me lule, teksa bukuroshja dukej mahnitshme me fustan.

Ylli nga Shkodra që jeton dhe vepron në Amerikë ka përjetuar një tjetër befasi, kësaj radhe në Venecia të Italisë. Savulescu kishte përgatitur gjithçka si në filma: Udhëtimi me barkë, teatër, muzikë, opera…

“Nuk e kisha idenë se gjithçka ishte vënë në skenë posaçërisht për mua! Kur dëgjova këngën e ‘Coldplay’ po mendoja – Uau, kjo është kaq bukur! – duke mos e pasur idenë që gjithçka ishte për mua! Më pas, kënga e ditëlindjes së operës më pushtoi!”, ka shkruar Martini në përshkrimin e videos së publikuar në Instagram.

Ndryshe, Angela dhe Savulescu ndryshe u martuan në dhjetor të vitit 2017 në një ceremoni private në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat