Pas suksesit me “Aventura”, Ronela paralajmëron këngën e re

Mediale Vip

Pas suksesit me “Aventura”, Ronela paralajmëron këngën e re

Më: 27 maj 2021 Në ora: 17:16
Ronela

Ronela Hajati po vjen me këngë të re.

Këngëtarja Ronela Hajati më 20 maj publikoi projektin e ri me titull “Aventura”.

Kënga është pjesë e albumit të saj me titull “Rron”, i cili do të publikohet me këngë të njëpasnjëshme gjatë kësaj periudhe.

Teksa po shijon suksesin e këngës së re, artistja po finalizon videoklipin e një kënge tjetër, e cila do të lansohet në qershor.

Bëhet fjalë për projektin me titull “Alo Alo”, i cili do të jetë bashkëpunim, kurse në klip Ronelën do ta shohim shumë joshëse.

“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’. ‘Alo alo’ do të jetë kënga e katërt e albumit tim të parë visual. Do të jetë bashkëpunim dhe unë mezi po e pres. Qershor”, shkruan ajo.

Kujtojmë se “Aventura” e Ronelës, e cila është këngë ritmike, ka marrë mbi 600 mijë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat