Gigi Hadid bëhet nostalgjike, kujton ditët e shtatzënisë përmes këtyre imazheve

Mediale Vip

Gigi Hadid bëhet nostalgjike, kujton ditët e shtatzënisë përmes këtyre imazheve

Më: 27 maj 2021 Në ora: 18:24
Gigi Hadid

Gigi është kthyer pas në kohë.

Modelja e njohur Gigi Hadid, vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një vajzë.

Bukuroshja tenton që jetën e saj private ta mbajë sa më larg syrit të publikut, ndërsa ende nuk e ka zbuluar portretin e vajzës.

Me anë të postimit të fundit, Gigi është bërë nostalgjike duke hapur arkivat e fotografive të realizuara gjatë ditëve të shtatzënisë.

Ajo kishte pozuar me pizhama e ulur në një krevat, teksa tregoi barkun e rrumbullakosur dhe nuk kishte vendosur grim në fytyrë.

“Këtë javë, vitin e kaluar”, shkruan ajo teksa kujton periudhën, kur nuk ishte paraqitur shumë shpesh në publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat