Fansat nuk duruan dot dhe e publikuan para kohe këngën e Dhurata Dorës me Maitre Gims

Mediale Vip

Fansat nuk duruan dot dhe e publikuan para kohe këngën e Dhurata Dorës me Maitre Gims

Më: 27 maj 2021 Në ora: 22:22
Dhurata Dora, Maitre Gims

Para disa ditësh u mësua se Dhurata Dora kishte bashkuar forcat për një duet me artistin me famë botërore, Maitre Gims. Lajmi u konfirmua edhe nga DJ i këngëtarit francez dhe u zbulua se projekti do të vinte me një videoklip.

Ndërkohë sot Dhurata Dora zbuloi se kënga do të publikohet e plotë ditën e nesërme. Ajo ndau në Instagram një foto me Maitre Gims dhe bëri të ditur se kënga e tyre mban titullin “Only You”.

Po ashtu ajo ka publikuar një pjesë të shkurtër nga videoklipi, që duket se është xhiruar në Maldive ku Dhurata Dora u arratis për disa ditë pushime, para pak kohësh. Po ashtu ajo ka  zbuluar pak nga kënga, por fansat nuk kanë duruar dhe e kanë publikuar të plotë para kohe.

Fansat e Dhuratës kanë arritur të sigurojnë versionin e plotë të këtij bashkëpunimi, që duket se do të jetë hit i kësaj vere. Siç dëgjohet Dhurata këndon shqip në këngë, ndërsa Maitre Gims frëngjisht dhe kombinimi i tyre është thjesht perfekt!

Sakaq kujtojmë se kjo do të jetë hera e dytë që dy artistët bashkojnë forcat për një duet, pasi në dhjetor të 2019, ata sollën bashkëpunimin e tyre të parë me titull “Te quiero”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat