E quajtën egoist pasi konfirmoi ndarjen nga Lediana, reagon Mevlani

Mediale Vip

E quajtën egoist pasi konfirmoi ndarjen nga Lediana, reagon Mevlani

Më: 28 maj 2021 Në ora: 07:51
Mevlani, Ledjana

Mevlani ka një mesazh pas kritikave që mori.

Mevlani ishte i pranishëm në puntantën e sontme në “Përputhen”, ku edhe e konfirmoi ndarjen nga Lediana.

Ish-konkurrenti, i cili para pak ditësh është larguar çift me Ledianën nga programi, tha se tashmë ka shkpëputur çdo kontakt me të.

Sipas tij, e gjitha erdhi nga ndeja e produksionit, ku ajo kishte munguar pa treguar arsyen, ndërsa pasi pa fotografitë e tij pranë Antonelës, e bllokoi atë dhe nuk iu përgjigj më.

Image

Pas kësaj deklarate, Mevlani është kritikuar nga ndjekësit, të cilët e quajtën egoist, por me një positm ai thotë se shumë herë e mohoi lumturinë e tij, për lumturinë e të tjerëve.

“Nuk jam njeri egoist perkundrazi ne shum raste ne jet kam mohuar lumturin time per te ber te lumtur te tjeret. dhe nuk kam dashur kurr asgje ne kembim pervecse se nje FLM”, shkruan Mevlani.

Në anën tjetër, Lediana nuk ka bërë ende asnjë reagim lidhur me këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat