Pitt fitoi kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, Angelina kërkon anulimin e vendimit

Mediale Vip

Pitt fitoi kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve, Angelina kërkon anulimin e vendimit

Më: 28 maj 2021 Në ora: 09:29
Angelia Jolie, Brad Pitt

Angelia Jolie ka pësuar një goditje të rëndë pasi ish burri i saj, Brad Pitt fitoi kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre. Vendimi paraprak i gjykatësit erdhi pas gati pesë vitesh betejë ligjore dhe Jolie është zotuar të luftojë edhe më tej.

Aktorja kishte dorëzuar kohët e fundit disa prova ku akuzonte Pitt për dhunë në familje.

“Kjo mosmarrëveshje nuk ka qenë në lidhje me mbajtjen e fëmiëve larg babait të tyre, por Angelina kërkon kujdes për familjen e saj”, tha një burim pranë aktores.

“Motivi i saj nuk ka qenë kurrë që t’ju mohojë fëmijëve një marrëdhënie me babain e tyre. 45 vjeçarja bëri kërkesë vitin e kaluar që gjyqtari John Ouderkirk të hiqte dorë nga çështja. Ajo aktualisht po pret një vendim nga gjykata e apelit, për të anuluar vendimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat