Rita Ora feston përvjetorin e katërt të “Your Song” këtë javë

Mediale Vip

Rita Ora feston përvjetorin e katërt të “Your Song” këtë javë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 15:55
Rita Ora

Rita Ora ka publikuar videon në Instagram.

Këngëtarja shqiptare po feston përvjetorin e katërt të këngës së njohur “Your Song”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila postoi një video kolazh të vendeve dhe koncerteve të cilat i kishte mbajtur duke kënduar pikërisht këngën e pëlqyer nga publiku.

“Kjo javë është përvjetori i Your Song!! Faleminderit të gjithëve që më dëgjuan dhe i bënë këto kujtime me mua!!! Kaq shumë momente duke kënduar këtë me ju të gjithë nuk do t’i harroj kurrë !! Në cilën shfaqje ishe!?”, shkroi Rita në mbishkrimin e videos.

Rita Ora së fundmi po shijon suksesin e mini-albumit të cilin e lansoi në treg para pak muajsh me titullin “Bang”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat