Kim Kardashian iu përgjigjet publikisht ish-punonjësve që e paditën për paga

Mediale Vip

Kim Kardashian iu përgjigjet publikisht ish-punonjësve që e paditën për paga

Më: 28 maj 2021 Në ora: 17:54
Kim Kardashian

Kim reagon pas padisë nga ish-punonjësit.

Në mediet e huaja ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se ish-anëtarët e stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës së Kim Kardashian e paditën atë për mospagesë.

Shtatë paditësit pretendojnë se Kim ua vonoi pagën dhe mbajti 10 për qind të pagave të tyre për taksat dhe më pas nuk ua përcolli shumat qeverisë.

Ata thonë se ylli televiziv refuzoi t’i paguante ata për punën jashtë orarit dhe se kishte raste kur i detyroi të punonin pa pushime për shujtat e bukës.

Por, këtyre akuzave, Kim iu përgjigj publikisht pas një pyetje që mori nga një ndjekës, i cili shkruan “A i paguan punonjësit?”.

Ajo tha se i paguan çdo herë dhe se personat në fjalë janë ngatërruar me personin e gabuar.

“Absolutisht, unë i respektoj njerëzit për kohën e tyre dhe punën dhe fatkeqësisht këta punonjës po padisin njeriun e gabuar. Unë kam paguar palën shitëse dhe ishte detyrë e tyre që të paguan stafin e tyre. Shpresoj që ata ta zgjidhin këtë çështje sa më parë”, ishte përgjigja e Kim. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat