“Physical” nga Dua Lipa certifikohet si ‘platinum’ në SHBA, shet një milion kopje

Mediale Vip

“Physical” nga Dua Lipa certifikohet si ‘platinum’ në SHBA, shet një milion kopje

Më: 28 maj 2021 Në ora: 20:48
Dua Lipa

Dua çdo ditë numëron nga një sukses të këngëve të saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë suksese të panumërta në karrierën e saj në muzikë.

Ylli së fundi është certifikuar me “platinum” në Amerikë për këngën “Physical”, e cila arriti shifër rekorde të shitjeve.

“Physical ka kaluar në certifikimin platinum në Amerikë për shitjen e 1 milion kopjeve”, thuhet në postimin e Duas.

Në kanalin YouTube, kënga “Physical” ka kapur shifrën prej 295 milionë klikimesh.

Ndryshe, artistja së fundi ka shënuar sukses tjetë në “iHeart Radio”, ku mori çmimin “Artistja më e mirë femër e vitit”. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat