Hudson “e shtangur” nga vendimi i McConaugheyit për t’i hyrë politikës

Mediale Vip

Hudson “e shtangur” nga vendimi i McConaugheyit për t’i hyrë politikës

Më: 28 maj 2021 Në ora: 22:11
Kate Hudson, Matthew McConaughey

Aktorja e njohur, Kate Hudson, kishte luajtur përkrah aktorit Matthew McConaughey, në filmat “How To Lose a Guy in 10 Days” dhe “Fool’s Gold”, mirëpo ajo nuk e kishte as idenë më të vogël se kolegu i saj ia ka mësyrë karrierës politike.

Aktorja Hudson ka thënë se asnjëherë nuk ka dëgjuar që McConaugheyi synon që të garojë për postin e guvernatorit të Teksasit.

“Jam shtangur”, ka thënë aktorja në një intervistë.

Prezantuesi e ka zënë në befasi aktoren kur e pyeti nëse do t’i ndihmonte në fushatën zgjedhore.

“Kjo është hera e parë që po dëgjoj se McConaugheyi ia ka mësyrë politikës”, ka thënë aktorja, që ka miratuar ambiciet e tij për guvernator të Teksasit. “Nuk do të gjenit ndonjë politikan që kujdeset aq shumë sa ai. Është shumë origjinal, por pozita e guvernatorit të Teksasit është një punë goxha e madhe”, ka thënë Hudson. “Mendoj se ka një mundësi të vërtetë”, ka shtuar aktorja, kur është pyetur nëse ka gjasa që kolegu i saj ta fitojë garën.

McConaughey, i cili jeton në Austin të Teksasit së bashku me familjen, publikisht ka thënë se është duke e menduar seriozisht garën për guvernator të Teksasit në vitin 2022.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, aktori ka telefonuar njerëz me ndikim në Teksas, përfshirë republikanë dhe pronarë të kompanive, për të siguruar përkrahjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat