U tha se gjeti ngushëllim tek Madison LeCroy pas ndarjes nga J.Lo, reagon Alex Rodriguez

Mediale Vip

U tha se gjeti ngushëllim tek Madison LeCroy pas ndarjes nga J.Lo, reagon Alex Rodriguez

Më: 29 maj 2021 Në ora: 09:16
Madison LeCroy, Alex Rodriguez, J.Lo

Para se Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez të konfirmonin ndarjen e tyre, në media u përfol se shkak ishte bërë një tradhti e Rodriguez. Burime pranë J.Lo thanë se në fakt ishin dyshimet se Rodriguez e kishte tradhtuar me aktoren Madison LeCroy, që lidhja e tyre të shkonte drejt fundit.

Madje pas zyrtarizimit të ndarjes u tha se Alex ishte hedhur menjëherë në krahët e LeCroy. Një burim për “The Sun” tha se Alex ishte afruar menjëherë tek Madison pasi ndau rrugët me Jennifer. I njëjti burim tha se Madison e kishte injoruar totalisht Rodriguez dhe se nuk kishte pranuar të afrohej me të, sepse sipas saj gjithçka ka marrë fund mes tyre.

Mirëpo, përfaqësues të Alex Rodriguez  kanë mohuar të gjitha këto thashetheme që përhapen herë pas here në media.

“Nuk jam i sigurt se kush kërkon të përfitojë nga këto lloj thashethemesh dhe historish të pavërteta. Në fakt nuk janë fare të vërteta. Alex është i zënë duke u përqendruar tek bizneset e tij dhe familja”, tha përfaqësuesi i Alex.

Ndërsa Madison kur është pyetur në lidhje me këto lajme, është shprehur:

“Nuk kam koment. Siç e kam thënë dhe më parë, i uroj atij shëndet dhe lumturi”.

Një koment të ngjashëm ajo bëri edhe pasi Jennifer dhe Alex konfirmuan lidhjen e tyre dhe duket si një mesazh i koduar për Alex Rodriguez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat