RTSH nuk e pranoi se ishte jashtë date, flet Gjon Muharremaj: Nuk më intereson…

Mediale Vip

RTSH nuk e pranoi se ishte jashtë date, flet Gjon Muharremaj: Nuk më intereson…

Më: 29 maj 2021 Në ora: 09:47
Gjon Muharremaj dhe Alketa Vejsiu

Gjoni flet pas raportimeve se RTSH nuk e pranoi në festival, ndërsa me Zvicrën tregoi rezultat të jashtëzakonshëm.

Një javë më parë u mbajt finalja e festivalit evropian të këngës “Eurovision”, ku fituese u shpall Italia.

Të pranishëm në këtë festival në mesin e garuesve ishin dy shqiptarë, Anxhela Peristeri, e cila përfaqësoi Shqipërinë dhe Gjon Muharremaj, i cili përfaqësoi Zvicrën.

Suksesi i Gjonit na bëri krenarë gjithë shqiptarëve, pasi arriti të renditet i treti në finalen e “Eurovision”.

Këngëtari kohë më parë kishte dëshiruar ta përfaqësonte Shqipërinë, por nuk ishte pranuar në Festivalin e RTSH-së, ngase sipas Alketa Vejsiut, ai ishte paraqitur jashtë date.

Në një intervistë të dhënë së fundi, moderatorja tha “Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe”.

Lidhur me këtë, Gjoni u pyet në intervistë në “Wake up”, ku nuk dëshiroi të komentonte shumë, por tha se është krenar që e pranoi Zvicra.

“Nuk më intereson shumë. Kjo puna ‘jashtë datës’, ok. Nuk e kisha dëgjuar këtë, tani po e dëgjoj. Tani s’dua të bëj skandal, asgjë. S’e kam problem. Zvicra më pranoi dhe jam shumë krenar. S’kam problem me asnjë, jam i lumtur që u bë Eurovisioni. Për mua kjo është histori e vjetër, le të shkojmë përpara’’, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat