Linda Halimi dhe Soni Malaj në provat e fundit për finalen e “Kënga Magjike 2021”

Mediale Vip

Linda Halimi dhe Soni Malaj në provat e fundit për finalen e “Kënga Magjike 2021”

Më: 29 maj 2021 Në ora: 13:52
Linda Halimi dhe Soni Malaj

Dy këngëtaret po mbajnë provat e fundit për paraqitjen e sontme.

Ndër emrat e njohur të estradës shqiptare që këtë vit garojnë në “Kënga Magjike”, janë edhe Soni Malaj e Linda Halimi.

Të dy artistet janë kualifikuar për finalen e madhe, e cila organizohet sonte (29 maj), duke filluar nga ora 21:00.

Linda është në garë me këngën “Pa t’pa”, ndërsa Soni paraqitet me projektin muzikor “Versioni im”.

Pak orë para finales së madhe, të dy këngëtaret po mbajnë provat e fundit për paraqitjen në skenën e festivalit.

Ishte Linda ajo e cila postoi një video, në të cilën u shfaq pranë Sonit, në prapaskenën e “Kënga Magjike”.

“Me të dashurën time. Soni Malaj, e sheh qe erdha në prova”, shkruan ajo.

Ndryshe, Linda e nisi mëngjesin me pamje të bukur nga Tirana, ku pozoi me veshje sportive buzë pishinës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat