“Tu tu tu”, lansohet nga Cricket dhe Senth

Mediale Vip

“Tu tu tu”, lansohet nga Cricket dhe Senth

Më: 29 maj 2021 Në ora: 15:10
Cricket

Cricket solli bashkëpunimin e ri.

Donat Prelvukaj i njohur me emrin artistik Cricket ka lansuar edhe një këngë të re.

“Tu tu tu”, titullohet kënga e tij e re, të cilën e solli në bashkëpunim me Senth, dhe u realizua vetëm në versionin audio.

Teksti dhe melodia e këtij projekti u punuan nga Senth, kurse për muzikën u kujdes vet producenti  Cricket.

“Singli im i ri “Tu tu tu” me Senth sapo u publikua”, shkruan ai në një postim në rrjete sociale.

Kënga vjen vetëm pak ditë pas lansimit të projektit “Pa ty”, në bashkëpunim me artistin Muma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat