Televizioni shtetëror bjellorus quan festivalin Eurovizion «plehra që vijnë era AIDS»

Mediale Vip

Televizioni shtetëror bjellorus quan festivalin Eurovizion «plehra që vijnë era AIDS»

Më: 29 maj 2021 Në ora: 18:58
Foto

Në një reportazh mbi festivalin e fundit evropian të këngës Eurovision, gazetari i televizionit shtetëror Grigoriy Azaryonok e krahasonte atë më “plehrat” dhe “apokalipsin”, duke iu referuar kryesisht skenave të ekzagjeruara të eksesit nga grupi fitues, italianët Maneskin.

“Ne bjellorusët nuk mendojmë kështu”, thotë prezantuesi.

Zhvillimi vjen pasi Biellorusia ishte skualifikuar nga programi, i cili nuk ishte transmetuar atje.

Azaryonok vazhdonte më tej: «Një kafshëri perversësh e homoseksualësh që vijnë era Aids. Falë Zotit ky program nuk u transmetua në Bjellorusi. Bota moderne e demokracisë e progresit, po avancon me sukses drejt degradimit, perversitetit e individëve në tanga, drejt shkatërrimit të gjithçkaje njerëzore që duhet të ketë një njeri. Më mirë të kemi një diktaturë. Bota le të bjerë në këtë humnerë dhe Bjellorusia të mbetet ishulli i vetëm i lirisë”.

Kështu e përshkruante festivalin drejtuesi i emisionit «Medalja e drejtimit», ku zakonisht përgojohen kundërshtarët e pushtetit të Lukashenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat