Jay-Z mësoi të notonte vetëm pas lindjes së Blue Ivy!

Mediale Vip

Jay-Z mësoi të notonte vetëm pas lindjes së Blue Ivy!

Më: 30 maj 2021 Në ora: 07:07
Jay-Z, Blue Ivy

Jay-Z është baba i 3 fëmijëve së bashku me artisten me famë botërore, Beyonce. Çifti janë prindër të një vajze, Blue Ivy dhe binjakëve, Sir dhe Rumi, që bëjnë 4 vjeç muajin e ardhshëm.

Së fundmi, Jay-Z dhe Beyonce janë shfaqur bashkë në episodin e parë të sezonit të fundit të spektaklit të LeBronJames, “The Shop: Uninterrupted”.

Kur u pyet se çdo të thotë të jesh baba vajzash, Jay-Z foli për anhazhimin e tij si baba, duke përfshirë faktin se ai mësoi si të notonte vetëm pas lindjes së Blue në vitin 2012-të.

“Është e mrekullueshme. Është diçka shumë themelore… unë nuk kisha mësuar si të notoja derisa Blu lindi. Ka gjithçka që duhet të dish. Kjo është një metaforë për marrëdhënien tonë. Nëse ajo bie ndonjëherë në ujë dhe unë nuk do mundem ta gjej, unë as nuk mund ta marr me mend këtë gjë. Duhet të mësoj si të notoj. Kështu e mësova. Kjo ishte fillimi i marrëdhënies sonë”, u shpreh Jay-Z.

Më pas reperi foli edhe për nominimin që ai mori në muajin shkurt për “Rock & Roll Hall of Fame”. Jay-Z rrëfeu duke qeshur se reagimi i Blue Ivy për këtë rast kaq të rëndësishëm nuk ishte fare ashtu siç e priste.

“Mora njoftimin për nominimin kur isha duke çuar Blue në shkollë dhe ajo nuk po festonste, as nuk po gëzonte. Thjesht iku para dhe unë i thashë ‘Më jep një puthje, jam në Hall of Fame!’. Ajo më tha vetëm ‘Mirupafshim babi’”, tregoi Jay-Z.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat