I dhanë fund bashkëpunimit/ Megi Pojani flet për herë të parë për Dalina Buzin

Mediale Vip

I dhanë fund bashkëpunimit/ Megi Pojani flet për herë të parë për Dalina Buzin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 08:26
Megi Pojani

Megi Pojani është kthyer në një ndër vajzat më të ndjekura dhe të komentuara në shoëbizin shqiptar.

Ajo e ka nisur karrierën në “Hostel by Anabel” nga Dalina Buzi, mirëpo ajo e ndërpreu bashkëpunimin në mes në mënyrë të papritur.

Megi Pojani ishte e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Soiree për të folur për serialin H.O.T ku ajo do të jetë aktore.

Në një pyetje bërë nga Jonida Shehu se cili është personi i parë që e ka ndihmuar atë në fillimet e saj në Tiranë, Megi nuk ka nguruar të përgjigjet dhe ka përmendur emrin e Dalina Buzit.

“Unë mendoj që kam pasur fatin të kem disa njerëz që më kanë ndihmuar, që janë hot (humans of Tirana). Nuk dua që t’i ngelet hatri ndonjë tjetri që mendon se mbase më ka ndihmuar. Mendoj që njeri pa ja hequr meritat që më ka ndihmuar dhe kemi punuar bashkë ka qenë Dalina Buzi”, është shprehur  Megi Pojani./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat