Zef Nika këngëtari i ri simpatik, që premton sukses me zërin e tij të bukur

Mediale Vip

Zef Nika këngëtari i ri simpatik, që premton sukses me zërin e tij të bukur

Nga: Maksim Gjoka Më: 30 maj 2021 Në ora: 12:38
Zef Nika

Zef Nika këngëtari i ri me zërin e ëmbël dhe premtues u lind në Temal të Dukagjinit me  6-2-1994.

Endrra dhe dëshira për këngën, ishte shumë e hershme, dhe dukej sikur kishte lindur bashkë me Zefin, ai këndonte që i vogël pranë gurrave dhe livadheve të bjeshkëve të bukura të Temalit, ku zëri i tij  jehonte lugjeve, dhe shpateve të mbushura me legjenda trimërish dhe histori luftërash

Në moshën 20 vjeçare, sëbashku me vëllain e tij Tomë Nika, nxorën këngën e parë e cila u titullua "Digje Sonte" këngë e cila  i hapi rrugën drejt suksesit të merituar.

Image
Zef Nika

Zef Nika, artisti i ri me të ardhme të sigurtë në muzikë, quhet  nga fansat e tij si  "Meda" i Shkodrës, sepse zëri i tij ngjason me zërin e këngëtarit të mirënjohur nga Kosova Mehdin Pergjegjaj "Meda"

Vetëm 27 vjeç dhe me rreth 14 këngë të kënduara, dhe me projekte të reja që do të lançohen në një të ardhme të afërt. Zef Nika, premton sukses në rryma të ndryshme të muzikës, siç janë baladat dhe këngët popullore të alternuara,  por ajo rrymë që e kompleton dhe e bën të ndihet krenar është kënga popullore folklorike.

Një ndër këngët që pati  sukses të madh, ishte dhe kënga folklorike humoristike, që ju ftojmë t'a shikoni dhe shijoni në linkun më poshtë me titull  "Ç'e Ka Zan Plakun Dashnia" .BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat