Bekim Ibrahimi me këngë patriotike në verë, vjen hiti “Jam shqiptar hej jam shqiptar”

Mediale Vip

Bekim Ibrahimi me këngë patriotike në verë, vjen hiti “Jam shqiptar hej jam shqiptar”

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:52
Bekim Ibrahimi

Është këngëtar emblematik, që muzikës i ka dhënë shumë këngë të bukura, domethënëse dhe me tematika nga më të ndryshmet.

Bekim Ibrahimi këngëtari nga Kosova, i cili jeton dhe punon në Zvicër, para pak ditësh ka lansuar hitin “Jam shqiptar hej jam shqiptar”, këngë kjo që ka ndezur edhe më shumë shpirtin patriotik të shqiptarëve.

Kjo është një këngë e cila shpalos dashurinë, mallin dhe krenarinë e këngëtarit për atdheun, i cili edhe pse jeton larg nuk e harron asnjëherë Kosovën, Shqipërinë dhe rrënjet e tij.

Bekim Ibrahimi ka vepruar ndryshe, duke sjell një këngë me tone patriotike në prag të stinës së verës dhe jo siç bëjnë të gjjthë, që këto projekre i rezervojnë dhe lansojnë në shkurt, apo nëntor, në festen e pavarësisë së Kosovës ose Shqipërisë.

Bekim Ibrahimi me “Jam shqiptar hej jam shqiptar”, sikur ka dashur të thotë se ne çdo ditë duhet të ndihemi krenar me faktin se jemi shqiptar.

Teksti i këngës është shkruar nga Jahe Fida, muzika është realizuar nga Naim Gjoshi, orkestrimi & masterizimi nga Edmond Rrapi, realizimi teknik nga “ARTFABE Produksion”, Koreografia nga Arta Paspali, për kostumografinë ëshë kujdesur Antoneta Tafa, valltarët në videoklip janë nga Ansambli “Tradita” Tiranë, ndërkaq ambientet ku janë realizuar incizimet janë Sheshi Skënderbej në Tiranë Dhe Kalaja e Prezës.

Këngëtari i afirmuar, që gjatë gjjthë kësaj kohe ka qenë tejet produktiv, premton edhe hite të tjera në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat