Miriami e shprehu publikisht dëshirën e ditëlindjes. Presim përgjigjen e Albanit për realizimin

Mediale Vip

Miriami e shprehu publikisht dëshirën e ditëlindjes. Presim përgjigjen e Albanit për realizimin

Më: 30 maj 2021 Në ora: 15:21
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj me fëmijët

Sot Miriam Cani feston ditën e saj të lindjes dhe urimet nuk kanë munguar nga fansa dhe miq të ngushtë të saj.

Ama në këtë përvjetor më shumë se çdo gjë na ra në sy dedikimi i Miriamit për familjen, si një përmbledhje ndjesish për gjithë çfarë e bën të jetë mirënjohëse.

Në një foto familjare me Albanin dhe dy fëmijët këngëtarja shkruan:

“Edhe kur reflektoj në ditë si kjo e sotmja, mund të them që asnjë sukses tjetër nuk i afrohet dashurisë dhe plotësimit që më dhuroni ju. Alban, si thua, e zgjerojmë edhe pak familjen?”

Dëshirat e shprehura në ditën e lindjes kanë gjasa më të mëdha të plotësohen, ndaj dhe ne presim nga Albani një përgjigje. Pra do e zgjeroni familjen?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat